ÖIF-HOTLINE: Telefonische Auskunft

Für Informationen zur Eindämmung des Coronavirus in Deutsch stehen Ihnen die Mitarbeiter/innen des ÖIF Montag bis Donnerstag von 10:00 – 14:00 Uhr sowie Freitag von 09:00 – 13:00 Uhr unter +43 1/715 10 51 - 263 zur Verfügung! 

Masat e sigurisë për koronavirusin

Semafori i koronavirusit është një instrument për paraqitjen e situatës aktuale me koronavirusin për Austrinë dhe, në varësi të ngjyrës përkatëse të semaforit, mundëson vendosjen e masave uniforme për kufizimin e koronavirusit. Katër ngjyrat e dritave të semaforit - e gjelbër, e verdhë, portokalli dhe e kuqe - pasqyrojnë nivelin aktual të rrezikut të koronavirusit në rang shteti apo rajoni dhe i japin popullatës një përmbledhje të masave që rekomandohen nga qeveria:

  • E gjelbër: rrezik i ulët
  • E verdhë: rrezik mesatar
  • Portokalli: rrezik i lartë
  • E kuqe: rrezik shumë i lartë

Informacion të mëtejshëm mund të gjeni te: www.corona-ampel.gv.at

Faqja përditësohet e zgjerohet rregullisht me informacion.

Data: 18 shtator 2020

Lirimi i masave mbrojtëse ndaj COVID-19

Qeveria federale po i liron gradualisht masat mbrojtëse për kufizimin e koronavirusit (COVID-19). Këtu mund të gjeni një përmbledhje; për infomacion të detajuar, vizitoni www.oesterreich.gv.at.

Data: 23 shtator 2020
 

Informacione pёr maskёn e detyrueshme

  • Mbajtja e maskës është e detyrueshme në të gjithë transportin publik. Sipas rregullave të brendshme të kompanisë së transportit publik të Vjenës, maska duhet mbajtur dhe në stacionet e metrosë (nga pika e traut të kontrollit). Në vend të maskës mund të mbahet një shall apo rrobë si mbulesë për mbrojtjen e hundës dhe të gojës.
  • Kur hyni në zonën e klientelës në ambiente të mbyllura të objekteve të punës dhe të restoranteve, mbajtja e maskës është e detyrueshme. Kur vizitoni tregjet, maska duhet mbajtur edhe në ambient të hapur.
  • Operatorët dhe punonjësit e tyre, duhet të mbajnë maska në rastin e kontaktit me klientët, gjithnjë nëse nuk ka pajisje tjetër të përshtatshme mbrojtëse për veçim hapësire midis personave.
  • Mbajtja e maskës është e detyrueshme kur vizitoni azile, spitale dhe qendra shëndetësore, si dhe vende ku ofrohen shërbime shëndetësore dhe përkujdesjeje, gjithnjë nëse jeni në ambientet e brendshme dhe nuk ka masa të tjera të përshtatshme mbrojtëse.
  • Mbajtja e maskës është e detyrueshme në taksi dhe në shërbimet e ngjashme me të taksisë, për transportin në shkolla dhe kopshte, si dhe për transportin e personave me nevoja të veçanta.
  • Mbajtja e maskës është e detyrueshme në rastin e shkëmbimeve mes palëve në autoritetet administrative dhe gjykatat administrative.
  • Mbajtja e maskës është e detyrueshme për aktivitetet, përveç rasteve kur qëndroni në ndenjësen e përcaktuar.
  • Mbajtja e maskës është e detyrueshme kur ndodheni në panaire tregtare dhe panaire publike.
  • Nuk kërkohet maskë për fëmijët 0–5 vjeç, as për personat nga të cilët nuk pritet të mbahet maskë për shkaqe shëndetësore.
  • Mbajtja e maskës është e detyrueshme për nxënësit dhe mësuesit jashtë klasës.
  • Në demonstrata mbajtja e maskës është e detyrueshme nëse nuk mund të respektohet distanca minimale prej 1 metri.
  • Pavarësisht mbajtjes së maskës, duhet respektuar distanca prej së paku një metri mes personave që nuk banojnë në të njëjtën shtëpi, të paktën përkohësisht.

Pyetjet më të shpeshta. Këtu do ti gjeni përgjigjet e duhura.