ÖIF HOTLINE: Informacioni përmes telefonit

Për informacion për kufizimin e koronavirusit, personeli i ÖIF është në dispozicionin tuaj nga e hëna deri të enjten, në orarin
10:00–14:00 dhe të premten në orarin 09:00–13:00 në nr. +43 1/715 10 51 - 263!

Masat e sigurisë për koronavirusin në 17 gjuhë

Faqja përditësohet e zgjerohet rregullisht me informacion.

Përditësimi i informacionit: 05.05.2021

Këtu shkohet te këshillimet online rreth COVID-19.

Vaksinimi kundër COVID-19

Qeveria federale ka për qëllim t'u sigurojë të gjithë njerëzve në Austri, që duan të vaksinohen, një vaksinë të testuar në mënyrë gjithëpërfshirëse, të sigurtë dhe efektive kundër COVID-19. Pritet që fillimisht kontingjenti i vaksinave të jetë i kufizuar. Për këtë arsye do të jetë e nevojshme të vendoset se cilat grupe njerëzish duhet të vaksinohen të parat me vaksinat në dispozicion. Këto kritere qëndrojnë në plan të parë:

• Reduktimi i sëmundshmërisë me COVID 19 (i rasteve të rënda dhe shtrimeve në spital) për të shmangur vdekjet

• Mbrojtja e subjekteve vulnerabël, si banoret dhe banorët e shtëpive për të moshuar dhe të azileve me përkujdesje

• Mbrojtja e njerëzve që për shkak të punës së tyre kanë një rrezik veçanërisht të lartë infektimi me SARS-CoV-2 (indikacion profesional)

• Frenimi i përhapjes së SARS-CoV-2 në popullatë

• Vazhdimësia e sistemit dhe infrastrukturës kritike (tregu ushqimor, transporti publik, shkollat dhe kopshtet, etj.)

Pritet që fillimisht nuk do të ketë vaksina të mjaftueshme për të vaksinuar njëkohësisht të gjithë njerëzit në Austri. Për më tepër, vaksina të veçanta nuk do të aprovohen për të gjitha grupet e njerëzve.

Në momentin që do të bëhet e ditur se cilat lloje vaksinash dhe me cilat veti dhe efikasitet janë në dispozicion, si dhe sa doza të tyre dhe tek cilët persona mund të përdoren, do të jetë e mundur të merret një vendim përfundimtar se kur do të vaksinohet secili grup i synuar, në varësi të rekomandimit mjekësor-profesional në lidhje me situatën epidemiologjike.

Informacion për vaksinimin kundër COVID-19

Nisma shtetërore “Austria vaksinohet” e Kryqit të Kuq i ka vënë objektiv vetes të ofrojë informacion objektiv në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19.
I gjithë informacioni i mëtejshëm, si dhe pyetjet e përgjigjet mund të gjendet këtu:

Përgjigjet ndaj pyetjeve të ngritura shpesh mund të gjenden në pyetje-përgjigjet e mëposhtme.

Testimi për COVID-19 në mbarë popullatën

Ashtu si në shtete të tjera, në Austri kryhen testime në shkallë të gjerë. Këto zhvillohen në bazë vullneti të lirë. Synimi është të testohen sa më shumë njerëz të jetë e mundur për COVID-19. Qëllimi është të zbulohen personat infektues që nuk e dinë se janë të infektuar, duke e përmbajtur kështu qëndrueshëm procesin e infektimit dhe duke shkëputur zinxhirin e infektimeve.

Baza ligjore për testimet në mbarë popullatën është § 5a i ligjit për epidemitë. Rezultatet pozitive duhen ritestuar përmes një testi PCR dhe autoritetet do të fillojnë mbledhjen e të dhënave të kontaktit (gjithnjë nëse kapaciteti i shtetit federal është i mjaftueshëm).

Regjistrimi

Mund të regjistroheni për një datë testimi përmes faqes së internetit österreich.gv.at. Regjistrimi sa më i hershëm in shtetet individuale federale varet nga periudhat e testimit në shtetet federale. Gjatë regjistrimit mund të zgjidhni mes pikave të ofruara të testimit.

Për personat që nuk kanë mundësi të regjistrohen në internet, regjistrimi mund të kryhet dhe nga një person i autorizuar. Ndaj, mund të bëhen disa prenotime së bashku përmes një numri telefoni ose adrese emaili. Konfirmimet e takimeve apo rezultatet e testimit ofrohen me identifikimin përkatës në mesazh nga i cili mund të shihet kujt i drejtohet mesazhi. Identifikimi përbëhet nga inicialet dhe dy shifrat e fundit të vitit të lindjes së personit përkatës. Disa shtete federale ofrojnë dhe mundësi prenotimi me telefon.

Procedura e testimit

Rezultati i testit del zakonisht brenda 15 minutave. Në varësi të pikës së testimit, rezultatin mund ta prisni në vend ose t’ju dërgohet elektronikisht sa më shpejt të jetë e mundur. Personat me rezultat pozitivi testimi marrin një komunikatë veçimi dhe kanë të drejtën të kryejnë dhe një testim të dytë. Nëse ky test i dytë kryhet brenda 24 orëve dhe rezulton negativ, komunikata e veçimit anulohet.

Rezultati negativ i testit do të thotë thjesht që keni rezultuar negativ për SARS-CoV-2 në çastin e kryerjes së testit. Kufizimet në bazë të urdhrit të masave të emergjencës për COVID-19, ashtu si edhe rekomandimet e përgjithshme të higjienës (mbajtja e distancës, larja e duarve dhe kufizimi i kontaktit shoqëror) vijojnë të jenë në zbatim pavarësisht rezultatit të testit.

Informacion i mëtejshëm

Detaje dhe informacion të mëtejshëm për procedurën, regjistrimin dhe testimit në shtetin tuaj mund të gjeni në lidhjet e mëposhtme:

Masat rajonale

Për më shumë informacion mbi masat rajonale të sigurisë shikoni www.corona-ampel.gv.at/aktuelle-massnahmen/regionale-zusaetzliche-massnahmen/, ndërsa keni në dispozicion dhe qendrën e integrimit ÖIF në landin tuaj federativ për marrjen e informacionit përkatës. 


Semafori i koronavirusit

Semafori i koronavirusit është një instrument për paraqitjen e situatës aktuale me koronavirusin për Austrinë dhe, në varësi të ngjyrës përkatëse të semaforit, mundëson vendosjen e masave uniforme për kufizimin e koronavirusit. Katër ngjyrat e dritave të semaforit - e gjelbër, e verdhë, portokalli dhe e kuqe - pasqyrojnë nivelin aktual të rrezikut të koronavirusit në rang shteti apo rajoni dhe i japin popullatës një përmbledhje të masave që rekomandohen nga qeveria:

  • E gjelbër: rrezik i ulët
  • E verdhë: rrezik mesatar
  • Portokalli: rrezik i lartë
  • E kuqe: rrezik shumë i lartë

Informacion të mëtejshëm mund të gjeni te: www.corona-ampel.gv.at

Paralajmërimet aktuale për udhëtim

Informacionet mbi rregullat dhe kufizimet aktuale për hyrjen në Austri gjatë pandemisë së koronavirusit, si dhe paralajmërimet aktuale për udhëtim, mund të gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme www.bmeia.gv.at

Masat mbrojtëse për COVID -19

Qeveria federale po merr masa mbrojtëse për kufizimin e koronavirusit (COVID-19). Këto do të vlejnë deri më 18 maj 2021. Këtu mund të gjeni një përmbledhje; për informacion të detajuar, vizitoni www.oesterreich.gv.at.

Landet individuale mund të marrin masa të ndryshme sigurie në nivel rajonal për koronavirusin.

Këtu mund të gjeni një përmbledhje; për informacion të detajuar:

Përditësimi i informacionit: 05.05.2021

Informacion për detyrimin e mbajtjes së maskave

Mbajtja e një maske FFP2 pa valvul të nxjerrjes së ajrit është e detyrueshme në zonat e mëposhtme:

  • Në të gjitha ambientet e hapura tregtare. Kjo vlen dhe për tregjet në ambient të mbyllur apo të hapur. Kur përdoren shërbime në afërsi me trupin.
  • Kur hyni në vende publike në ambiente të mbyllura.
  • Në të gjitha aktivitetet e lejuara, përveç takimeve prej një maksimumi prej katër personash nga dy shtëpi të ndryshme në ambient të hapur.
  • Në të gjithë transportin publik dhe në stacionet dhe zonat përkatëse të pritjes.
  • Gjatë transportit dhe në zonën e hyrjes të teleferikëve dhe të eskalatorëve malorë, duhet mbajtur maskë FFP2 pa valvulë të nxjerrjes së ajrit (për personat e moshës 14 vjeç e lart) ose maskë tjetër me standard të barasvlershëm apo me standard të lartë.
  • Operatorët/et dhe punonjësit/et e tyre në ambientet e punës në sektorët e hotelerisë dhe të tregtisë, duhet të mbajnë një maskë FFP2 pa valvul të nxjerrjes së ajrit në rastin e kontaktit me klientët, gjithnjë nëse nuk ka pajisje tjetër të përshtatshme mbrojtëse për ndarjen e hapësirës midis personave.
  • Kur merrni ushqim dhe pije nga objektet gastronomike.
  • Në rastin e vizitave në azilet mjekësore, spitale, azilet për handikapatë dhe qendra shëndetësore, si dhe vendet ku ofrohen shërbime shëndetësore dhe përkujdesjeje.
  • Të udhëtuarit së bashku në taksi dhe në shërbimet e ngjashme me të taksisë, për transportin në shkolla dhe kopshte, si dhe për transportin e personave me nevoja të veçanta.
  • Në varrime, demonstrata dhe aktivitete të tjera të lejuara (trajnim dhe kualifikim i avancuar, masa integrimi).
  • Në rastin e shkëmbimit mes palëve në autoritetet administrative dhe gjykatat administrative.
  • Për nxënësit e shkollave të mesme gjatë mësimit në klasë.
  • Mbajtja e maskës FFP2 është e detyrueshme për personat nga 14 vjeç e lart, për personat nga 6 vjeç duhet të mbahet maskë mbrojtëse.
  • Nga detyrimi i mbajtjes së maskës FFP2 përjashtohen shtatzënat (duhet të mbajnë maskë mbrojtëse), personat që nuk mund të pritet të mbajnë maskë për arsye shëndetësore (nevojitet provë konfirmimi mjekësor), personat e shurdhër ose me probleme të rënda dëgjimi gjatë komunikimit me të tjerët, si dhe gjatë konsumit të ushqimeve dhe të pijeve.

 

Mbajtja e një pajimi mbrojtës për mbulimin e zonës së gojës dhe të hundës dhe me puthitje të ngushtë (p.sh. mbajtja e vizierëve nuk lejohet) është e detyrueshme në zonat e mëposhtme:

  • në ambientin e punës dy a më shumë persona në të njëjtën dhomë
  • Nëse punonjësit e grupeve të caktuara profesionale (tregti, ofrues shërbimesh në afërsi me trupin etj.) mund të paraqesin test negativ me antigjen apo PCR për SARS-Covid-19, mund të mbajnë maskë mbrojtëse në ambientin e punës.
  • Nuk ka maska për fëmijët e moshave 0-5 vjeç.
  • Nuk ka detyrim për maskë për personat e shurdhër apo me probleme të rënda dëgjimi, si dhe gjatë konsumit të ushqimit dhe të pijeve.
  • Nuk ka detyrim për maska për personat nga të cilët s'mund të pritet të mbajnë maskë për arsye shëndetësore (nevojitet provë konfirmimi mjekësor), në këto raste duhet mbajtur maskë që nuk rri shumë e puthitur por që e mbulon tërësisht zonën e hundës dhe të gojës.
  • Pavarësisht mbajtjes së maskës, duhet respektuar distanca prej të paktën dy metrash mes personave që nuk banojnë në të njëjtën shtëpi.

Pyetje-përgjigje në lidhe me vaksinimin kundër COVID-19

Përditësuar më 09.04.2021

Pyetjet e shpeshta Testimet mbarëpopullore për COVID-19

Pyetjet më të shpeshta. Këtu do ti gjeni përgjigjet e duhura.

Përditësimi i informacionit: 20.4.2021
Burimi i informacionit: AGES (Agjencia Austriake për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore GmbH)